Dy vëllezër ranë në prangat e specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec me akuzën e kanosjes.

 

Dy vëllezrit e arrestuar janë E.M, 29 vjeç dhe D.M., 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec ka urdhërurar ndalimin e tyre, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 21 vjeçar që ky i fundit të mos kallëzonte në Polici në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 17.09.2019, në rrugën e Tushemishtit, ku të tre këta shtetas për motive të dobëta, janë përfshirë në një konflikt fizik gjatë të cilit shtetasi D.M, ka dëmtuar edhe një xham feneri të mjetit në pronësi të 21 vjeçarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re