Policia e Vlorës ka shpallur në këkim një 26-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme në Llogara, në afërsi të një lokali, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur me armë dhe shkop bejsbolli një tjetër shtetas, duke i prishur edhe makinën.

Policia bën me dije se po vijon punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë Vlorë:

Goditi me sende të forta një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë shpallur në kërkim policor shtetasin S. H., 26 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në Llogara, në afërsi të një lokali, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur me sende të forta (shkop bejsbolli) shtetasin K. K., si dhe i ka dëmtuar mjetin, të cilin ky shtetas drejtonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re