Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin H. J., 42 vjeç, me detyrë drejtor i spitalit të Bulqizës.

 

 

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin S. A., 49 vjeç, banues në Dibër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

 

 

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin H. D., 62 vjeç, banues në Klos, pasi për motive të dobëta i ka vënë zjarrin bazës ushqimore të bagëtive, në pronën e shtetases E. L.

 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re