Autoritetet kanë ekstraduar nga Franca në vendin tonë një 48-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bëhet me dije se 48-vjeçari pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij (në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë, në prani të fëmijëve të saj të mitur.
“Shtetasi Xh. K. alias Xh. K. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij (në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë, në prani të fëmijëve të saj të mitur.
Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, thote policia.