Policia ka vënë në pranga një 51-vjecar në Durrës, i cili ka kanosur djalin e tij përmes mesazheve.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Kanosi seriozisht për jetën, djalin e tij, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

Menjëherë pas transmetimit në emisionin “Stop”, të rastit të shtetasit Xh. K., i cili ishte kanosur me mesazhe telefonike, nga babai i tij, shtetasi S. K., 51 vjeç, banues në fshatin Shkafanë, Durrës, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 51-vjeçarit.

Si rezultat, shtetasi S. K. u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Dhuna në familje”, sipas parashikimit të nenit 130/a/2 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit falënderon stafin e emisionit “Stop”, për denoncimin e rastit, si dhe fton median dhe qytetarët që vijojnë të denoncojnë te strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie që hasin. Policia e Shtetit garanton reagim të shpejtë, të paanshëm dhe konfrom ligjit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko