Një 36 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vaut të Dejës, pasi akuzohet se ka kanosur me thikë një shtetas.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku pas një konflikti për motive të dobëta, i riu ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 65 vjeçar, banues në Shkodër.

Ndërkaqë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës me të cilin dyshohet se u krye kanosja

“Kanosi me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, një 65-vjeçar, arrestohet autori dhe sekuestrohet mjeti prerës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes dijeni për një rast kanosjeje në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u arrestua 36 vjeçari, banues në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, pasi dyshohet se më datë 20.05.2023, pas një konflikti për motive të dobëta, në këtë fshat, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 65 vjeçar, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës me të cilin dyshohet se u krye kanosja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re