Skip to content

Kantieri i Muzeut Hebraik në Vlorë/ Rama: Dëshmi e bashkëjetesës shqiptare me hebrenjtë në vitet e errëta të Holokaustit

“Në kantierin e Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë që po ngrihet në lagjen e dikurshme të hebrenjve afër sheshit kryesor të qytetit, një ndërtesë që do të dëshmojë ndër breza historinë e rrallë të bashkëjetesës shqiptare me hebrenjtë, në vitet e errëta të Holokaustit.

Projekti ndërthur arkitekturën tradicionale me atë bashkëkohore, duke ruajtur muret origjinale të ndërtesës, strukturën mbajtëse dhe elementët tipikë arkitektonikë, ndërsa i gjithë procesi do të pasurohet me qasje moderne në dizajn dhe teknologjitë bashkëkohore të ekspozimit.”, shkruan Rama.