Banorët e fshatit Lepenicë janë ngritur ditën e sotme duke shprehur shqetësimin e tyre për vendimin më të fundit të bashkisë Selenicë për kantierin e ri të mbetjeve urbane.

Gjatë prononcimit për mikrofonin e “Fax News”, banorët thonë se kryetari i bashkisë nuk i ka pyetur për vendimin por sipas tyre mbetjet urbane janë hedhur në një zonë ku dy burimet furnizojnë fshatin më ujë të pijshëm.

“Ky vendim është bërë pa na pyetur fare ne të fshatit Lepenicë, as kryeplakun nuk e pyet askush, bashkia bën cfarë të dojë në këtë zonë, është një turp. Këtu kemi dy burime uji kurse këta hedhin mbeturinat sipër. Askush na pyet nga bashkia e Selenicës. Mbeturinat po hidhen në një vend ku është burim që furnizon të gjithë fshatin, janë dy burime që vijnë deri në fshat. Mbeturinat po hidhen mbi burim, dmth mbi ujë. Bashkia na thotë s’keni punë ju, është tokë që e komandon bashkia, ata bëjnë çfarë të duan. Askush nuk pyetet sepse na quajnë fshat të shuar, kryetari i bashkisë nuk pyet fare”, tha banori i zonës.

“Këtu vijnë turistë nga gjithë europa këta hedhin plera, ne flasim për të mirën e komunitetit të fshatit tonë më pas për turistët”, u shpreh banori i fshatit Lepenicë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re