Pesë persona , tre italianë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar nga policia këtë të premte në mengjes në Itali si të përfshirë në vrasjen e 36-vjeçarit Elson Kalaveri , në 18 gusht të 2022 në këtë vend.
Operacioni u krye nga karabinierët e komandës provinciale të Pizës në sinergji me policinë e shtetit shqiptar. Gjyqtari hetues i gjykatës së Pizës, me kërkesë të prokurorisë ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për pesë të arrestuarit.
Ata akuzohen për vrasje me paramendim në bashkëpunim, mbajtje armësh dhe trafik targash. Emrat e të prangosurve ende nuk janë bërë të ditur.
Bazuar në atë që u shpjegua nga Karabinierët, ajo që ndodhi në Sasso Pisano të Italisë verën e vitit të kaluar ka qënë një “vrasje e dhunshme” e paramenduar nga një prej të dyshuarve, me kombësi shqiptare, i cili, për t’u hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij “punësoi” fizikisht një grup vrasësish me pagesë me kombësi italiane në zonën e Campania me qëllim vrasjen e Elsen Kalaverit.
36-vjecari u zu në kurth pasi u pre në besë nga një tjetër bashkëatdhetar i tij shqiptar që e therriti në një pyll të vogël në Castelnuovo Val di Cecina, aty ku edhe u gjet I vdekur brenda në mjet.
Viktima ishte qëlluar me 15 plumba. Në vitin 2014 Elson Kalavari vrau një fshatarin e tij në Thumanë të Krujës, mirëpo ai u justifikua duke e quajtur vetembrojtje.
8 vjet më vonë hakmarrja në Itali ndaj tij. E nisur pikërisht nga logjika e hakmarrjes, operacioni u konsiderua “Kanun” nga policia italiane./ La Nazione