Skip to content

Kaos dhe tension në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë! Berisha: Sillini hajdutët këtu

Seanca e kësaj të enjteje është shoqëruar me debate, tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë lejuar zhvillimin normal të punimeve. Kjo pas skandaleve të fundit të Belinda Ballukut dhe zyrtarëve të AKSHI-t.

Në një moment, deputeti i PD, Belind Këlliçi ka ndezur një flakadanë.

Ndërkohë i pranishëm Sali Berisha iu drejtua deputetëve të pranishëm në Kuvend duke i thënë “Sillni hajdutët këtu. Parlament nuk ka pa sjellë Lubinë dhe Agasin”.

Ndërsa Gazment Bardhi, iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi duke i thënë: Niko e ke mbyllur Belindën e kasafortë.