Punonjësit e bankës “Intesa Sanpaolo”, në filialin pranë sheshit “Mujo Ulqinaku” në Durrës, janë konfliktuar me klientët që ishin paraqitur për të kryer veprimet bankare.
Nisur edhe nga situata për shkak të përhapjes së virusit “Covid-19”, disa nga punonjësit nuk janë kujdesur për marrjen e masave për t’i shërbyer klientëve në këtë situatë.
Mungesa e vëmendjes dhe neglizhenca totale e stafit, ka bërë që klientët të dëbohen nga ambjentet e bankës duke bërë që distance e tyre të jetë mjaft e vogël dhe rreziku i përhapjes së koronavirusit më i madh.
Kjo ka sjellë edhe ankesa nga qytetarët të cilët kanë hasur në shantazhin dhe presionin e punonjësve.
Punonjësi i portës hyrëse, ka kërkuar përforcime nga kompania e kontraktuar e sigurisë, e cila në kundërshtim me parashikimet ligjore i është drejtuar me mesazhe kërcenuese qytetarëve.
Degradimi i toneve nga ana e punonjësve të bankës, ka sjellë edhe ndërhyrjen e efektivëve të Policisë së Shtetit të cilit kanë kërkuar nga policia private që të tregojë kujdes për qytetarët dhe të përmirësojë sjelljen.
Pas qetësimit të situatës, efektivët “blu” kanë paralajmëruar marrjen e masave ndaj kompanisë private të sigurisë që operon.