Home SHQIPERIA Kaos në bibliotekën kombëtare/ Librat ruhen në arka bananesh, dyert të mbyllura për lexuesin

Kaos në bibliotekën kombëtare/ Librat ruhen në arka bananesh, dyert të mbyllura për lexuesin

0
Kaos në bibliotekën kombëtare/ Librat ruhen në arka bananesh, dyert të mbyllura për lexuesin

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Institucioni me i rëndësishëm i librit, Biblioteka Kombëtare duket se ka përfunduar në një gjendje të mjerueshme.

 

Mungesa e hapësirave dhe ruajtja e librave përbën një nga problemet kyç të këtij institucioni. Ndonëse nevoja per një biblioteke të re është e menjëhershme, një projekt i tillë nuk është në plan.

 

PIRO MISHADREJTOR I BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

“Problem i hapësirës është një problem serioz. Është një problem që mbartet nga viti në vit. Sepse ka çdo muaj pak a shumë mbi 9 mijë libra që hyjnë në bibliotekë dhe janë kopje të detyruara, një zgjidhje është restaurimi i bibliotekës në rrugën e Elbasanit. Dalëngadalë kutitë me libra do i shohim edhe poshtë në magazine sepse nuk kemi më hapësira ku ti fusim. Dhe e dyta të ndryshohet ligji i librit, të mos sillen më pesë kopje sepse ne nuk do kemi më shërbim për publikun.”

 

Sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, Biblioteka Kombëtare prej vitesh nuk ka bërë asnjë investim me libra albanogjikë, duke lënë mangësi të mëdha në pasurimin e trashëgimisë kulturore.

 

“Biblioteka një nga detyrat e saj ligjore që ka është që të mbartë gjithçka që lidhet me Shqipërinë, ose me studimet albanologjike. Është si diçka që kryet që para 100 vitesh që në kohën e zogut dhe në kohën e komunizmit, gjithçka blihej. Por ka 30 vite që nuk blihet më asgjë, sepse ne vetë si institucion nuk kemi fonde. Mendoj se është një ngërç burokratik, pasi nuk bëhet fjalë për një shumë të madhe burokratike.”

 

Që prej vitit 2017 ky institucion ka mbyllur dyert për të gjithë lexuesit dhe nuk do të shërbejë më për të tërhequr libra.

 

“Me situatën e krijuar pjesa më e madhe e librave do të mbahen në kuti, sepse është e pamundur nga ana fizike që të shërbehet. Edhe vendi ku shërbeheshin dikur libra, janë të mbushura me male me kuti librash. Por ky shërbim është i pamundur, ka qenë i pamundur para 3-4 vitesh e është akoma më i pamundur sot.”

 

Edhe pas incidenteve me zjarrin e më pas me përmbytjen, të ndodhura vite më parë Biblioteka kombëtare vijon të mbetet në të njëjtat kushte.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë