Vijon kaosi në Durrës për shpërndarjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti edhe ditën e sotme.

Banorët pretendojmë se janë shpërndarë ndihmat por në mënyrë selektive.

Ndërsa disa prej tyre shprehen se prej ditësh nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

“Ne kemi 5 ditë këtu që bëhet nami, vijnë furgonat hyjnë e dalin dhe ne rrimë pa bukë këtu. Kjo është leja e bashkisë, ne vijmë këtu ata na thonë ikni te bashkia.

I lutem kryeministrit të vijë këtu në Durrës dhe të bëjë çmos për këta njerëz që janë këtu”, tha një prej banorëve./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re