Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për 4 deputetë të opozitës, Flamur Nokën, Gazment Bardhin, Bledjon Nallbatin dhe Asllan Dogjanin, pas kaosit të krijuar në seancë plenare të hënën.

Mazhoranca ka kërkuar nga Komisioni Disiplinor përjashtimin e tyre për vendosjen e zhurmuesve gjatë seancës që zgjati vetëm 15 minuta dhe për hedhje të sendeve në drejtim të kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla.

Ç’ndodhi në seancë

Seanca plenare e 5 shkurtit u mbyll pas rreth 15 minutash, mes përplasjeve dhe tensioneve në sallë.

Deputetët e opozitës u përplasën me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrje të Kuvendit, teksa disa prej tyre të përjashtuar, tentuan të hynin në ambientet e Kuvendit. Në nisje të seancës, deputetë opozitarë edhe pse nuk kanë qenë të përjashtuar, nuk u lejuan që të hyjnë në Kuvend duke qenë se ishin me grupin e deputetëve demokratë.

Disa deputetë të opozitës hynë në seancë plenare dhe janë përplasur me Gardën. Mes tyre ishin Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani, Ina Zhupa. Nën thirrjet “Trup, turp”, deputetët kanë krijuar tension në sallë, duke mos lejuar zhvillimin normal të Parlamentit, si dhe patën përplasje me Gradën.

Nën thirrjet “turp”, “trup”, ata i janë drejtuar mazhorancës në seancë, pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. “Nuk është kazermë kjo”, – thanë deputetët e Partisë Demokratike drejtuar punonjësve të Gardës, që nuk i lejonin të hynin brenda në sallën e seancave plenare. “Hajdeni shtyni të hyjmë të gjithë! Të thërrasim popullin të vijë këtu të hyjmë brenda”, – deklaroi deputeti demokrat Asllan Dogjani, i cili tentoi të hynte me forcë brenda Parlamentit duke u shtyrë me gardistët.

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar 19 deputetë të Partisë Demokratike pas trazirave që kishin shkaktuar në komisione parlamentare dhe Parlament në seancat e mëparshme. Deputetët e përjashtuar të PD nga Sekretariati i Etikës më datë 29 janar 2024 janë Ervin Salianji 20 ditë, Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani dhe Luan Baçi të përjashtuar me 10 ditë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re