
Pas disa minutash seancë të tensionuar, opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar kryeministrin Edi Rama të bëjë prezantimin e programit qeverisës. Shkak u bë fjala e mbajtur nga ministrja virtuale Diella, gjë që u quajt ‘turp’ nga opozita.
Opozita nuk lejoi kryeministrin Edi Rama të mbajë më tej fjalën dhe për pasojë u kalua direkt në votim.
Kjo gjë erdhi pas tensioneve dhe kundërshtimet e opozitës për të dëgjuar kryeministrin Rama, me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi që procesi të kalonte direkt në votim.
Programi i qeverisë miratohet në seancën që zgjat 25 minuta, PS e voton me 82 vota pro programin e qeverisë