Një nga stacionet kryesore të metrove në Londër është evakuuar këtë mëngjes.
Stacioni “Holborn” mësohet se është mbyllur, dhe të gjithë pasagjerët mësohet se janë evakuuar nga policia.
Dëshmitarë okularë thanë se njerëzve u ishte thënë të largoheshin nga stacioni pak pas orës 9:00, të mëngjesit të sotëm.
Mbyllja po shkakton ndërprerje në linjat Piccadily dhe Central, me stacionin Russell që operon një shërbim vetëm për dalje për shkak të mbipopullimit.
Evakuimi besohet të jetë bërë për shkak të një zjarri në një bllok banesash aty pranë.
Katër makina policie dhe 21 zjarrfikës dhe oficerë u thirrën në një bllok banesash në rrugen ‘Princeton’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re