Pak ditë pas djegies së Notre Dame, Parisi është përfshirë nga flakët e “jelekverdhëve”, të cilët prej muajsh e kanë trazuar jetën publike franceze, duke veçuar Parisin, duke e zhytur në kaos herepashere me protestat e tyre të dhunshme.

Policia e kryeqytetit francez njoftoi se 126 persona u arrestuan të shtunën pasdite dhe se më shumë se 11.000 njerëz po tentonin të hynin në Paris për të marrë pjesë në protesta.

Është raportuar se policia përdori gaz lotsjellës për tensionin që u krijua gjatë marshimit të disa mijëra njerëzve nga Ministria e Financave në Pallatin e Republikës në Parisin lindor. Rezulton se zjarrfikësit u përgjigjën shpejt dhe shuan zjarret e vogla.

“Jelekverdhët” kanë si kuazë të tyre kundërshtinë ndaj taksave dhe pabarazisë sociale, duke shënjestruar politikat e presidentit Emmanuel Macron. Por në protestën e së shtunës, ata shfaqën irritim dhe për djegien e katedrales së Notre Dame. Më saktë jo për djegien, por për donacionet e dhuruara prej miliona eurosh për rehabilitimin e simbolit barok të Parisit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re