Skip to content

Kaos në Tiranë/ Protestuesit nisen për në shesh, policia pajiset me molotov

Forcat e policisë janë pajisur me molotovë ndërsa po përpiqen të shpërndajnë protestuesit që vijojnë revoltën për vrasjen e 25-vjecarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Disa prej efektivëve janë pozicionuar para Parlamentit, ndërkohë që një pjesë e protestuesve ndodhen pranë Zogut të Zi, një pjesë tek zona e ish Bllokut dhe të tjerët po rikthehen sërish në shesh.

Ndërsa disa protestues që ndodheshin në rrugën e Elbasanit janë shoqëruar për në komisariat. Tirana është në kaos pasi të gjithë janë të revoltuar nga policia që po përdor gazlotsjellës dhe makina ujëhedhëse me përqindje piperi për ti shpërndarë.

Për këtë arsye, ata i kanë vënë flakën koshave të plehrave dhe kanë shkatërruar gjithçka kanë pasur përpara duke shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb