Gjashtëdhjetë e një spitale në Ukrainë nuk janë funksionale për shkak të sulmeve nga forcat ruse.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë Viktor Lyashko.
“Terroristët nga vendi agresor kanë nxjerrë jashtë funksionit 61 spitale,” tha ai në televizion, duke shtuar se autoritetet nuk ishin në gjendje të dërgonin furnizime mjekësore për mjekët dhe infermierët për shkak të mungesës së “korridoreve humanitare”.

Nga ana tjetër Rusia mohon të ketë sulmuar civilë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re