Për shkak të reshjeve të para të rënda të dëborës në Alpe, disa qafa malore në Zvicër janë mbyllur dhe shoferët po përballen me vonesa të mëdha.
Natën nga e premtja deri të shtunën ra midis 10 dhe 20 centimetra dëborë në lartësi mbi 2,000 metra.

Bora e parë u shfaq të enjten në Matra mbi Biasca në 2172 metra, ndërsa të shtunën në mëngjes borë u regjistrua edhe në lartësi më të ulëta, si në Andermatt (1447 m) ku ra 5 deri në 10 centimetra borë.

Fjollat e para të borës u regjistruan edhe në Grindelwald në Bernë dhe Bettmeralp në Valais.
Bora shkaktoi gjithashtu probleme serioze me trafikun. Një radhë prej rreth 10 kilometrash u formua përpara portalit verior të Tunelit Gotthard, me një kohë pritjeje prej gati dy orësh. Në anën jugore të tunelit, radha ishte tetë kilometra e gjatë.
Ndalesa u regjistruan gjithashtu midis Tschamut dhe Andermatt dhe në Lukmanierpass, ndërsa në Wallis trafiku ishte i vështirë midis Tiefenbach dhe Brig. /tesheshi.com/
