Kryetari i qytetit më të madh të Brazilit, São Paulo, ka thënë se sistemi i tij shëndetësor është në kaos.

Bruno Covas tha që spitalet publike të qytetit ishin tejmbushur  në 90% dhe mund të mos kishin hapësirë për pacientë të rinj në dy javët e ardhshme.

São Paulo është një nga rajonet më të goditura të vendit, me gati 3,000 viktima deri më tani.

Të shtunën, Brazili kaloi Spanjën dhe Italinë duke u bërë vendi i katërt me numrin më të madh të infeksioneve.

Ministria e shëndetësisë raportoi 7.938 raste të reja në 24 orët e kaluara, duke çuar numrin e përgjithshëm mbi 241,000.

Numri i viktimave në Amerikën Latine gjatë 24 orëve ishte 485, që do të thotë se numri i përgjithshëm i vdekjeve është 16 118 – shifra e pestë më e lartë në botë.

Ekspertët e shëndetësisë në Brazil kanë paralajmëruar se numri i vërtetë i infeksioneve të konfirmuara në vend mund të jetë shumë më i lartë se të dhënat zyrtare, për shkak të mungesës së testimeve.

Presidenti Jair Bolsonaro është kritikuar ashpër si brenda dhe jashtë vendit për  mënyrën se si trajtoi krizën e koronavirusit.

Si po e zgjidh presidenti Bolsonaro krizën?

Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë masat e bllokimit, duke argumentuar se distancimi social vetëm do të shkatërrojë ekonominë.

Ai më parë ka minimizuar virusin si “një grip të vogël” dhe tha se përhapja e Covid-19 është e pashmangshme.

Në prill, z. Bolsonaro u bashkua me protestuesit duke kërkuar që të hiqen kufizimet e bllokimit. Ai thotë se kufizimet po dëmtojnë ekonominë e vendit, duke sjellë papunësi dhe uri.

Javën e kaluar, Ministri brazilian i Shëndetësisë Nelson Teich dha dorëheqjen në më pak se një muaj në punë. Z. Teich u tërhoq pasi ai kishte kritikuar publikisht një dekret nga Z. Bolsonaro duke lejuar rihapjen e palestrave dhe parukierive. Paraardhësi i Z. Teich u shkarkua pasi nuk u pajtua me z. Bolsonaro.

Cili është reagimi i ekspertëve shëndetësorë?

Ekspertët e shëndetit në Brazil kanë paralajmëruar se numri i vërtetë i infeksioneve të konfirmuara në vend mund të jetë shumë më i lartë se të dhënat zyrtare, për shkak të mungesës së testimeve.

“Brazili po teston vetëm njerëzit që shtrohen në spital”, tha Domingo Alves nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të São Paulo javën e kaluar për agjencinë e lajmeve AFP.

“Është e vështirë të dihet se çfarë po ndodh në të vërtetë bazuar në të dhënat e disponueshme që kemi. Ne nuk po e menaxhojmë si duhet shpërthimin,” tha ai.

Alves është një nga autorët e një studimi që vlerësoi se numri i vërtetë i infeksioneve ishte 15 herë më i lartë se shifra zyrtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re