Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka mbërriti me urgjencë në pikën kufitare të Kakavijës për shkak të radhës kilometrike të qytetarëve që presin të shkojnë në Greqi. Xhacka zgjodhi që ë merrte helikopterin për të mbërritur sa më shpejt në kufi, ndërsa ishte e shoqëruar nga drejtori i AKMC, Haki Cako.

Pamjet e siguruara nga Faxweb.al tregojnë momentin që largohet nga Gjirokastra me helikopter pasi sqaroi para mediave se vijojnë diskutimet me palën greke.  Aktivisti Genc Sejko ka ironizuar veprimin e ministres në një shkrim në Facebook ku thotë: “Qytetarët kanë tre ditë në Kakavijë. Për tu gjendur sa më shpejt pranë tyre, Olta mori helikopterin.”

Para mediave, Xhacka u shpreh se vijojnë bisedimet që të bien dakord për shtyrjen e orarit të punës përtej orës 10 të darkës, ndërkohë që thekson se nuk e ka një përgjigje se kur mund të shkurtohet radha.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re