Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me kaosin në Kuvend të hënën (20 nëntor) ku opozita, në kuadër të aksionit të saj, ndezi flakadanë dhe zjarr gjatë seancës që po zhvillohej për shqyrtimin e projektbuxhetit të vitit 2024.

Ambasada u bëri thirrje të dy palëve, opozitës dhe mazhorcës të dialogojnë dhe të punojnë së bashku që Parlamenti të funksionojë normalisht dhe në interes të qytetarëve.

Njoftimi:

Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re