Ambasada italiane në Tiranë ka reaguar për tensionet e krijuara në Parlament. Në një reagim ambasada i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës të bashkëpunojnë për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve.

 

Dialogu frytdhënës është thelbësor për demokracinë, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

“Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë. Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve”, thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re