
Avokati Gylsen Zhllima i ftuar në Fax News ka komentuar situatën politikëve të ditëve të fundit në vendin tonë.
Zhllima në një intervistë me gazetaren Eliana Hoxha ka theksuar se një situatë e tensionuar në Kuvend humb vëmendjen nga çështjet më të rëndësishme në vend që është çështja e Ballukut dhe e AKSHI-t.
“Mendoj se këto i shërbejnë një konflikti për të shpërqënduar vëmendjen. Të gjithë ngjarjet e ndodhura sot, parlamenti merr vëmendjen dhe nuk merr vëmendje çështjet e tjera. Ne kemi parë dhe më parë se në kohën e Bashës kur bëhej zjarr dhe në fund ca fitoi. Nuk është opozitë vetëm PD, por janë një pjesë shoqërore dhe nuk përfaqëson të tërren. PD është forca me e madhe parlamentare që ka shumicën e opozitës në parlament”, tha avokati.
Sipas tij ajo pakicë në kuvend nuk përfaqëson opozitën shqiptare pasi opozita është një term më I gjërë dhe përfaqëson shoqërinë.
“Në këto momente askush nuk flet për pensionet, padrejtësisë ndaj qytetarëve, ndaj legalizimeve, askush nuk i prek këto çështje. Në rastin konkret aty janë 140 deputetë në parim janë 10 apo 5 veta që nuk përfaqësojnë tjerët në kuvend, nuk mundet që këto 10 veta si deputetë të PD të bëjnë lajmin e ditës. Flamur Noka dhe Klevis Balliku janë të atashuar në PD dhe po i bëjnë kenaqësinë më të madhe Rames për ta çuar jashtë këtë si lajm”, tha ai.
