Kryedemokrati Lulzim Basha, ka folur për mediat jashtë sallës së Kuvendit pas përfundimit të seancës plenare.

Ai theksoi se edhe sot në seancë vijoi teatri i Edi Ramës, duke ju referuar zhurmës së bërë nga kolegët e tij opozitarë, të cilët nuk lejuan një seancë normale.

Ndëkroëh ai i bëri thirrje Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që të kthejë mbrapsht ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore.

“Fatkeqësisht edhe dita e sotme provoi që interesat e qeverisë nuk është llogaridhënia por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës. Sot, kam një thirrje për Presidentin e Republikës; të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore, të zhbëhet ndryshimi i rregullores dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, tha Basha.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re