Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi e konsideroi të paprecedentë situatën e krijuar gjatë seancës parlamentare, e cila u mbyll në kohë rekord. Ai theksoi se mazhoranca kalioi në parim projektbuxhetin më të madh të këtyre 32 viteve, por diskutimet lidhur me të u pamundësuan nga sjellja e opozitës.

 

“E pamë edhe sot, e njëjta skenë, peizazh, me tymuese, karrige të hedhura, e vetmja e re sot, që shqiptarët duhet të kenë vëmendje është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre dy viteve. Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të vitit 2013. Sot duhej të jepnin alternativat, nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Edhe sot pamë një skenar. Rritja më ë e madhe e pagave në histori”, tha ai.

 

Çuçi theksoi se ndërhyrja e Gardës së Republikës është pjesë e punës së tyre, në situata si kjo.

 

Demokratët ndezën tymuese dhe shkaktuan kaos në seancën plenare, gjë e cila solli edhe mbylljen e saj, ndonëse ishte parashikuar të ishte një seancë maratonë me diskutime mbi buxhetin e vitit të ardhshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re