PS kërkon masë disiplinore për disa deputetë të opozitës që shkaktuan kaos në Kuvend gjatë seancës parlamentare të së enjtes (21 Dhjetor) ku u miratua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, që i hap rrugë arrestimit të tij.

Deputetët e opozitës u përplasën me gardën e Republikës, grumbulluan karriget në Kuvend dhe hodhën tymuese gjatë momentit që po PS votonte për autorizimin e arrestimit të Berishës.

Mazhoranca kërkon përjashtimin e disa deputetëve të opozitës, ndërsa kërkesën do e dërgojë në Sekretariatin e Etikës.

Sipas ndryshimeve të reja në rregulloren e Kuvendit, ligjvënësit rrezikojnë deri ne 60 ditë përjashtim nga Parlamenti.

Në rregulloren e mëparshme dënimi maksimal ishte 10 ditë, ndërkohe që tashmë do të ketë dënime që variojnë nga 30 deri në 60 ditë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re