Partia Demokratike zyrtare me anë të deputetit, Arbi Agalliu ka komentuar zhvillimin e seancës plenare gjatë ditës së sotme (20 nëntor), ku ka akuzuar kolegët e opozitës për ndezjen e flakadanëve dhe kaosit të krijuar në Kuvend.

Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se Parlamenti i Shqipërisë do duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti mbi projektbuxhetin, por “sot nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën”.

Më tej ai shprehet se “shqiptarët e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAK-UN”.

Reagimi i Arbi Agalliut

Shqiptarët e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin zjarrin në Parlament, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjerë përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.

Përshëndetje te nderuar qytetarë!

Sot parlamenti i Shqipërisë do duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti.

Sot në Parlamentin e Shqipërisë do duhej të diskutehej mbi projektbuxhetin.

Të diskutohej mbi shpenzimet marramendëse të kësaj qeverie ku shumica e tyre shkojnë për PPP e koncesione korruptive dhe aspak për hallet dhe problemet reale të qytetareve.

Sot në parlamentin e Shqipërisë nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën.

Në të vërtetë, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjere përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.

Te dashur qytetar!

Janë rreth 7 miliard euro të cilat janë parashikuar të shpenzohen në 2024. Asnjë hapsirë e lejuar në seancë plenare dhe në komisione parlamentare për të diskutuar lidhur me këto shpenzime. Arsyeja është e qartë se kush e pengon dhe se kush i jep oksigjen kujt. Një skenar i përbashkët bllokimi.

Partia Demokratike, distancohet fort nga dhuna dhe bojkoti.

Partia Demokratike vijon në shërbim të qytetarëve, jo vetëm me dorëzimin e amendamenteve por edhe me denoncimin çdo ditë të këtij buxheti klientelist.

Ju faleminderit!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko