Deputetët e PS-së kanë mbërritur herët në Kuvend për të shmangur përplasjet me ligjvënësit e opozitës që kanë paralajmëruar protestë para Parlamentit, pasi seancën e kaluar u “detyruan” të hyjnë nga dritarja, pasi iu bllokua dera.

Deputetët socialistë janë parë duke u futur në sallën e seancave plenare në orën 08:30. Ndërkohë kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka mbërritur më heret, rreth orës 8:10.

Në Kuvend do të votohet për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, që është edhe pikë e parë e rendit të ditës, ndërsa jashtë Parlamentit është thirrur protestë.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar Parlamentit, ndërsa janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar protestuesit në rast incidentesh.

Rreth 800 efektivët e angazhuar për protestën janë nga Policia e Tiranës dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare (ish-FNSH).

Në perimetrin e parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar çdo lëvizje  të protestuesve që policia të ketë të gjitha provat e mundshme nëse do të ketë incidente.

Ndërkohë RENEA është në gatishmëri në rast se do të ketë incidente. Po ashtu edhe autobotë me ujë ndodhen në pjesën e pasme të parlamentit nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re