Shpërndarja e aboneve për studentët është kthyer në problematika e ditës për të rinjtë në kryeqytet që përdorin automjetet e transportit urban.

Shkak është bërë orari i shitjes së aboneve (07:00-19:00), por studentët thonë se e kanë të pamundur të pajisen përtej këtij orari pasi sportelistët justifikohen se nuk punon sistemi. Janë mbi 20 të rinj që ditën e sotme prej orësh kanë pritur në radhë por në fund nuk kanë marrë abone.

“Kam që në orën 2 për të marrë një abone studenti, shprehen me pretendimin se është mbyllur sistemi, nuk mund të mbyllet sistemi kur funksionon kosta për cdo shërbim tjetër kurse vetëm për abone studenti është mbyllur. Ka abone në gjendje por asaj i duhet konfirmim nga policia, kemi folur me pronarin e sportelit dhe na kanë thënë që skemi cfarë të bëjmë sepse mbyllet sistemi nga ora 07:00-19:00”, thotë një studente.

“Sot unë kam ardhur 3 herë, në orarin e mëngjesit, në drekë dhe tani në mbrëmje. Kam marrë paralajmërim sepse u vonova 1 orë në punë, orari është i papërshtatshëm sepse nuk kam si të vij. Në mëngjes unë jam në shkollë, pjesën tjketër të ditës unë e shpenzoj në punë, kur mund të vij për të blerë abonenë? Fluksi ka qenë iu tmerrshëm, në mëngjes ka pasur mbi 150 vetave edhe në drekë dhe darkë. Shpërndarja e aboneve është shumë e vështirë që ti gjesh, mbarojnë menjëherë kështu që ne jemi të detyruar të vijmë këtu. Shumë prej nesh nuk kanë mundësi që të lëvizin”, u shpreh një studente tjetër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko