Skip to content

Kapanon kanabisi në mes të pyllit, era e fortë tradhëton 4 shqiptarët në Itali

Era e fortë e marijuanës ishte aq e fortë sa, pavarësisht pyllit aty pranë, forcat e rendit dyshuan dhe nisën ta mbikëqyrnin, megjithëse zyrtarisht rezultonte i braktisur.

Pas dy javësh vëzhgimi, erdhi arrestimi i katër personave dhe sekuestrimi i 64 kilogramëve “bar”.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pavias, saktësisht mes Varzit dhe Santa Margherita di Staffora.

Karabinierët arrestuan katër shtetas shqiptarë, të cilët tani janë dërguar në burgun e Pavisë. Të katërt janë akuzuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje, raportojnë mediat italiane.

Kapannone me serë marijuane

Arrestimi i grupit u krye natën mes së hënës dhe të martës, më 1 dhjetor. Karabinierët ndaluan dy prej tyre pranë qendrës së banuar të Varzit. Pak më parë, ata kishin ngarkuar 21 thasë të mbushur me marijuanë në furgon dhe ishin larguar nga kapannoni.

Në të njëjtin vend, pas arrestimit të dy të parëve, karabinierët gjetën edhe dy bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët gjithashtu u vunë në pranga.

Brenda strukturës u zbuluan qindra vazo me mbetje të bimëve të marijuanës, si dhe të gjithë materialet e nevojshme për kultivimin e kanabisit: plehra, ajrosës dhe llampa. Droga dhe pajisjet u sekuestruan.