Policia greke ka vënë në pranga 4 shqiptarë dhe një grek pasi janë kapur me drogë.

 

Ndalimi i tyre është bërë në sajë të një operacioni të zhvilluar në Kakavijë, pasi në kontrollet e mëparshme në banesat dhe automjetet e tyre në Athinë ishin gjetur 21 Kg e 399 gram heroinë.

 

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar janë të moshave 40, 42, 48 dhe 32 vjeç, ndërkohë që shtetasja greke është e moshës 43-vjeçare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re