Tre shtetas janë ndaluar nga policia e Elbasanit pasi ushtronin ndikim te  petagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani në këtë qytet.

 

Operacioni Policor  “Sezoni“,  u finalizua pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit teksa u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhërit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht:

 

Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.

 

Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

 

Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

 

Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te petagogët  për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.

 

Nuk jane dhene detaje se cilet jane merat e petagogeve me te cilet sekseret kane bashkepunuarf por mesohet se disa prej tyre jane ne hetim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re