Një sasi e madhe kanabisi është zbuluar në fshatin Dritë në Gjirokastrës, e cila kishte destinacion Greqinë.

Rreth 300 kg kanabis, e paketuar në pako të mëdha, janë zbuluar në një kasolle të braktisur në fshatin Dritë, fare pranë kufirit me Greqinë.

Para zbulimit të sasisë së kanabisit të braktisur janë kapur shtatë persona, kryesisht nga fashati Picar në Gjirokastër, të cilët mendohet se do të transportonin sasinë e kanabisit drejt Greqisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re