Një sasi prej 300 kilogramë drogë është zbuluar në Podgoricë, e cila ishte nisur nga Shqipëria në drejtim të Bosnje Hercegovinës. Policia ka vënë në pranga një person, i cili ishte nën drejtimin e një cisterne të modifikuar, ndërkohë që droga ishte e llojit marjuanë.

“Sipas vlerësimeve të para, rreth 300 kilogramë marihuanë u kapën në terminalin Doganor në Podgoricë, ka mësuar RTCG. Droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, të kryesuar nga Aleksandar Damjanović.

Marihuana u gjet në posedim të një shtetasi të Bosnje dhe Hercegovinës, M.M, në një kamion cisternë, i cili hyri në Mal të Zi nga Shqipëria. Droga ishte nisur në drejtim të Bosnje Hercegovinës”, njoftojnë mediat malazeze.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re