Policia rrugore e Tiranës ka arrestuar 7 persona pasi u kapen duke drejtuar mjetin e tyre nën efektin e lëndëve narkotike.

 

Shoferët e droguar në timon janë kapur në kuadër të masave të shtuara në akset kryesore të kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe shkeljet rrugore.

 

Madje policia në dy raste ka gjetur edhe sasi droge që ishte fshehur në automjete.

 

Në këtë rast policia ka arrestuar dy drejtuesit si dhe dy pasagjerë.

 

Në pamjet e policisë duket që njëri prej shoferëve mundohet që krahas dokumenteve t’i ofrojë je sasi lekësh policisë që t’i shpëtojë arrestimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re