Policia italiane ka shkatërruar grupin kriminal të shpërndarjes së drogës dhe ka sekuestruar  760 kg kokainë të fshehur  në një lëkurë të papërpunuar viçi.

Mediat italiane bëjnë me dije se janë ndaluar 21 persona mes të cilëve janë kryesisht italianë, domenikane dhe mes tyre është edhe një shqiptar. Sipas mediave vlera e kokainës së sekuestruar në treg do të kapte shifrën e mbi 60 milionë eurove nëse do shitej me pakicë dhe 23 milionë me shumicë.

Ndër të tjera theksohet se droga është sekuestruar në  Bolonja e cila dyshohet  se ka mbërritur në Itali nga Amerika e Jugut dhe ishte fshehur në kontejnerët e ngarkuar me lëkurë të papërpunuar viçi.

Mbi 700 kg kokainë ishin fshehur në copa, të paketuara dhe ishin identike në pamje, madhësi dhe peshë afërsisht 500 gram secila. Sasia e drogës bashkë me 341 mijë euro janë sekuestruar.

Në pak më shumë se një vit, duke filluar nga shkurti 2022, policia kreu kontrolle të shumta, duke goditur kështu grupin kriminal Domenikan. Gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash.  Ndër të tjera bëhet me dije se  grupi i trafikantëve i kishte bazat në Romë, Milano, Bologna, Vado Ligure, Terni, Santa Croce sull’Arno e Creazzo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re