MALËSI E MADHE– Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga të policisë, ndërsa janë sekuestruar  80 kg drogë.

Të arrestuarit janë Kristian Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj,  Lavdrim Nikaj, Ndue Milaj. Këta shtetas u arrestuan në Tamarë të Malësisë së Madhe në afërsi të një pike kufitare duke tentuar ta transportojnë sasinë e drogës drejt Malit të Zi.

Kë ta persona dyshohen si një grup që mundësonin transportin e drogës. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve në rrugë operative dhe një hetimi disa mujor përmes metodave speciale.

(n.m/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re