Ky eshte momenti i arrestimit te pesë persona si pjesë e një organizate kriminale ne Elbasan. Ata u kapen pasi iu gjeten lende plasëse, kanabis dhe municione luftarake.
 
Operacioni i koduar “Porosia”, çoi ne pranga, Geraldo Yzeirllarin, Kristi Maxharin, Kristian Petanin, Edmond Abazin, 39 vjeç, të gjithë banues ne Pogradec. Ndërkohe është shpallur ne kërkim Gazmor Kokla, 39 vjeç nga Gramshi.
 
Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në Pogradec dhe në Gramsh.
 
“Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol. Shtetasit Edmond Abazi i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe  sasi e konsiderueshme lekësh.”
 
Policia nuk pranuar te japë shume detaje per veprimtarinë kriminale te te arrestuarve apo nëse përgatiteshin te kryenin ndonjë atentat. Dyshimet jane shtuar edhe per faktin se te gjithë te prangosurit jane nga Pogradeci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re