Policia greke ka arrestuar dhjetëra emigrantë gjatë 48 orëve të fundit për shkak se ata po tentonin që të udhëtonin në vendet të tjera evropiane me pasaporta apo letërnjoftime false.

Më shumë se  66 persona të kapur në disa aerporte të Kretës po tentonin që të udhëtonin me avion nga Greqia për në Gjermani, Francë dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore, me dokumenta false.

Vështirësia për të kaluar nga ballkani në Europen Perendimore ka bërë që emigrantet të ndjekin rrugë të tjera alternative sic është edhe pajisja më pasaporta false për të tentuar kalimin ne rrugë ajrore drejt destinacioneve të ëndërruara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re