Policia ka sekuestruar dy bombola me helium në Portin e Durrësit, të cilat nuk ishin të pajisura me licencën përkatëse. Bombolat me helium u gjetën gjatë kontrollit të një furgoni, i cili po ashtu u sekuestrua.
Drejtuesi i automjetit, rezident në Angli, u procedua penalisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.