SHKODËR- Policia kufitare në Muriqan ka ndaluar dy shtetas turq që kanë tentuar të kalojnë në Mal të Zi me dokumente të falsifikuara.

Sipas të dhënave zyrtare dje është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve turq:Malik Ejder, 36 vjeç, banues në Turqi;Bayram Çekir, 34 vjeç, banues në Turqi.Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë procesit të regjistrimit në dalje nga Republika e Shqipërisë në P.K.K Muriqan janë paraqitur me kartë identiteti rumune, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re