Policia e Durrësit arrestoi këtë të hënë katër të rinj të cilët akuzohen për vjedhje dhe kontrabandë me mallra te akcizës.
 
Në pranga ranë: Sadri Haklaj 31 vjeç, Françesko Gërdeci 24 vjeç, Sadik Krasnaj  33 vjeç dhe Artur Zhugri  20 vjeç.
 
Ata u kapën në kalatën lindore, në ish-kantierin detar Durrës, ku në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin vjedhur naftën e anijeve te peshkimit, për ta shitur ne vende te tjera.
 
Gjatë kontrollit policia iu sekuestroi 60 litra karburant, gjashtë bidona bosh, një bateri si dhe një pompë e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re