Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në kuadër të masave të marrra për parandalimin e trafikut të shtetasve të huaj në vendin tonë, ka realizuar me sukses operacionin ”Panda”.

Si rezultat i veprimeve të ndërmarra nga DVP Elbasan është bërë e mundur kapja në flagrancë e dy shtetasve shqiptarë me inicialet H.H., 35 jeç si dhe R.D., 28 vjeç.Këta dy shtetas shqiptar me banim në Durrës akuzohen për trafikimin e 4 shtetasve sirianë e palestinezë nga territori i Shqiperisë drejt Maqedonisë së Veriut kundrejt nje pagese nga 400 deri në 500euro.

Trafiku i klandestinëve të ardhur nga vendet e botës së tretë vijon të mbetet një problem shqetësues për organet tona ligjzbatuese.Më poshtë gjeni të plotë deklaratën zyrtare të policisë së shtetit:

Finalizohet operacioni policor i koduar i koduar “Panda”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.
Kapen duke transportuar 4 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 deri në 500 euro për person, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në vijim goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Elbasan, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy shtetas që transportonin nga Gramshi drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Panda”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

H. H., 35 vjeç dhe R. D., 28 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 4 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re