Dy persona janë arrestuar pas zbulimit të 13 kilogramëve heroinë në autobusin që kishte për destinacion Italinë nga porti i Durrësit.  Në pranga kane rënë Mikel Pici, banues në Rrogozhinë, pronari i linjës së autobusëve nga qyteti bregdetar në Milano dhe 57-vjeçari Piro Rushi, që do drejtonte autobusit ku u gjet lënda narkotike.

 

Nga pamjet shihet momenti kur blutë e Durrësit gjetën të fshehura në pjesën e pasme të autobusit, 26 pako të mbështjella me natriban brenda të cilave kishte heroinë.

 

Në momentin e arrestimit 32 vjeçarit, që ishte pronari i autobusëve, iu gjet edhe një sasi kokaine, që dyshohet se ishte për përdorim vetjak.

 

Po ashtu policia sekuestroi edhe 8 aparate celularë, që dyshohet se do të përdoreshin për të kryer trafikun e heroinës.

 

Mikel Pici ashtu edhe Piro Rushi akuzohen për trafikimin e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim dhe prodhim-shitje narkotikësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re