Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet greke gjatë një operacione anti-drogë. Mediat helenase raportojnë se policia ka sekuestruar mbi 10 kilogramë heroinë që dyshohet se iu përkiste shqiptarëve.
Dy vëllezërit shqiptar, 29 dhe 34 vjeç dyshohet se punonin me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Sasia e lëndës narkotike transportohej nga një taksist duke e përdorur punën për të mbuluar aktivitetin e paligjshëm.
Përveç heroinës, sipas pireasneës.gr, janë gjetur dhe konfiskuar edhe pajisje për përpunimin e drogës. Dy të arrestuarit pritet të përballen me drejtësinë.