Tre persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për drogë dhe për armëmbajtje pa leje.

 

Sipas autoriteteve italiane në pranga kanë rënë një italiane me iniciale D.G., 49 vjeçe,  shqiptari me inicialet  P.L., 30 vjeç dhe rumuni me inicialet C.M., 31 vjeç.

 

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e tre personave të lartpërmendur, policia ka sekuestruar  90 kg marijuanë, 3 pistoleta, ku njëra prej tyre ishte me numër serie të përpunuar dhe municione të kalibrave të ndryshëm.

 

Gjithashtu policia italiane ka sekuestruar një peshore që shërbente për ndarjen e marijuanës dhe 5 mijë euro kesh, të grumbulluara nga aktiviteti kriminal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re