Policia greke kanë zbardhur emrat e tre shqiptarëve të arrestuar në Igumenicë me sasi të ndryshme droge.

 

Sipas mediave greke bëhet me dije se ato janë, Renols Mitat Meta, 29 vjeç, Jurgen Vladimir Gjonaj, 24 vjeç dhe Grisild Ajet Qoku, 30 vjeç.

 

Arrestimi i dy shtetasve Meta dhe Gjonaj është bërë pas mesnate në rrugën bujqësore në Drimitsa, Igumenicë, teksa transportonin në këmbë çanta që përmbanin 48 pako me 51 kg 10 gramë marijuanë.

 

Ndërsa Grisild Qoku u ndalua në Petusiou, Igumenicë, teksa lëvizte me një automjet që vinte nga kuri i gjelbër në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 41 pako me 77 kg 270 gramë marijuanë.

 

Ndërkohë nga këto dy operacionet është kapur dhe sekuestrua mbi 128 kg marijuanë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re