Skip to content

“Kapën shërbëtorët dhe jo padronët”- Operacioni i policisë dhe SPAK, Ervin Salianji: Nuk kuptohet se kush është shteti dhe kush janë bandat! Ditë pas dite po faktohet se…

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK, ku u arrestua shefi i komisariatit të Laçit, ndërkohë që u shpallën në kërkim “baroni” i drogës, Gëzim Çela dhe dy persona të tjerë.

Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se “rast pas rasti dhe ditë pas dite po faktohet  se si në qeverisjen socialiste drejtuesit e policisë janë shërbëtorë të krimit”.

Sipas Salianjit, “këto lidhje shpjegojnë dhe dështimin e përsëritur të qeverisë për të kapur personat e shpallur në kërkim me urdhër arrestet e SPAK, nga gjithë operacioni kapën shërbëtorët dhe jo padronët”.

Reagimi i Ervin Salianjit

Njësoj dhe sot, kriminelët në drejtim të paditur!

Rast pas rasti dhe ditë pas dite po faktohet  se si në qeverisjen socialiste drejtuesit e policisë janë shërbëtorë të krimit! Nuk kuptohet se kush është shteti dhe kush janë bandat, për shkak të lidhjeve të fuqishme krim-qeveri, që garantojnë vota dhe pushtet politik gjatë zgjedhjeve dhe garanci për paprekshmëri dhe pushtet ekonomik pas zgjedhjeve!

Këto lidhje shpjegojnë dhe dështimin e përsëritur të qeverisë për të kapur personat e shpallur në kërkim me urdhër arrestet e SPAK, nga gjithë operacioni kapën shërbëtorët dhe jo padronët!

“”